Arrestohet qytetari i cili gënjeu se katër të maskuar ia vodhën 500 euro gjatë udhëtimit nga Sllovenia – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Arrestohet qytetari i cili gënjeu se katër të maskuar ia vodhën 500 euro gjatë udhëtimit nga Sllovenia

    Insajderi
    25 July 2023 - 09:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Stacioni Policor në Gjilan me datën 18.07.2023, rreth orës 17:20 ka pranuar ankesë nga S.B. (viti i lindjes 1981, mashkull kosovar Goran) se gjatë udhëtimit nga Lublana (shteti Slloven) deri në Prishtinë nga katër persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës atij i janë grabitur para të gatshme në vlerë prej 500 euro. 

    Njësiti i hetimeve rajonale të policisë në Gjilan pas një pune mirë të organizuar operacionele dhe veprimeve të shpejta hetimore, “ka arrestuar tani të dyshuarin S.B. dhe pas intervistimit të tij në bazë të procedurave ligjore, janë gjetur fakte të qëndrueshme se i lartcekuri gjithë ngjarjen e ka deklaruar rrejshëm”, njofton policia, transmeton Express.

    Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shteti i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuari të ngritët kallëzim penal për veprën penale ,,Lajmërim apo kallëzim i rrem’’ dhe rasti procedohet në prokurorinë themelore, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    16 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark