Gjykata Supreme e Kosovës ka konfirmuar se Policia e Kosovës ka arrestuar të hënën referenten e këtij institucioni.
“Sot Policia e Kosovës ka kryer një bastisje dhe arrestim të referentes së Gjykatës Supreme, B.H., nën dyshimin për shpërdorim të detyrës zyrtare,” thuhet në njoftimin e gjykatës.
“Sqarojmë opinionin se nuk bëhet fjalë për administratoren e Gjykatës Supreme, siç kanë aluduar disa media”, thuhet në një komunikatë për media nga Gjykata Supreme.
Policia e Kosovës ka njoftuar më herët gjatë ditës së ka ndërmarrë dy aksione të bastisjes në rajonin e Prishtinës./Insajderi.com