Është shoqëruar në polici pronari i “Bukë e Zemër”, Ridvan Muharremi.
Nga pamjet ai shihet duke u futur në makinën e policisë, shkruan Insajderi.
Bastisja brenda restorantit të tij ka zgjatur për më së shumë se dy orë.
Aksioni i policisë erdhi pas publikimit të incizimeve për skandalin e grurit dhe vajit.
Muharremi, që është pronar i restorantit “Bukë e Zemër”, po dyshohet se është ndërmjetës.
Paraprakisht, policia arrestoi edhe dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Hafiz Garë dhe Irfan Lipovicën.
Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin.