Policia e Kosovës ka njoftuar se paraditen e së enjtes në Fushë Kosovë, kanë arrestuar një të dyshuar mashkull serb, në veturën e së cilit kishte pasur janë gjetur një sasi e duhanit në vlerën rreth 2 mijë euro, për të cilat nuk ka pasur dokumente valide.
I dyshuari, sipas policisë me qëllim të mos raportimit të rastit u ka ofruar atyre 50 € mito.
Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Insajderi.com