×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet shefi i Tatimeve në Tiranë

    Insajderi
    18 February 2016 - 18:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mediat në Shqipëri raportojnë se policia shqiptare ka arrestuar shefin i Tatimeve të Tiranës, Androkli Kokthi u arrestua pasditen e së enjtes, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

    Siç shkruan TCH, Kokthi i kishte kthyer mallin me një vlerë prej 100 mijë eurosh një biznesmeni, mall i cili ishte bllokuar më parë nga specialistët e Drejtorisë së Tatimeve, raporton Insajderi.

    Urdhri i drejtorit Rajonal të Tatimeve të Tiranës për kthimin e mallit, sipas Policisë është joligjor.
    Të njëjtat dyshime i ka konsideruar edhe Prokuroria si të bazuara në ligj, ndaj dhe ka ngritur akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, duke firmosur urdhrin e arrestimit.

    Por, në hetime të mëtejshme në lidhje me drejtuesin e Tatimeve të kryeqytetit, Policia tha se dyshon për një sërë veprimesh joligjore.

    Mënyra e veprimit të drejtorit të Tatimeve ka qenë e njëjta sipas dyshimeve: ai ka kthyer mallra me vlera të konsiderueshme disa biznesmenëve, por këto dyshime ende nuk janë kthyer në një akuzë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark