Arrestohet shqiptari 42 vjeçar - I dënuar për trafik narkotikësh në Itali - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet shqiptari 42 vjeçar – I dënuar për trafik narkotikësh në Itali

    Insajderi
    05 April 2022 - 14:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 42 vjeçar i shpallur në kërkim për trafik narkotikësh në Itali, është vënë në prangat e policisë së Elbasanit.

    Policia bën me dije se Klodjan Hajderlli, 42 vjeç, banues në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, është arrestuar me qëllim ekstradimi në drejtim të vendi fqinj.

    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Romë, Itali, më datë 13.10.2017, e ka dënuar me 8 vjet burgim për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 5 vjet burgim.

    “Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

    Falë bashkëpunimit me Interpol Tirana kapet dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të narkotikëve.   

    Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan dhe Interpol Tirana, u bë kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi, i shtetasit:   

    Klodjan Hajderlli, 42 vjeç, banues në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan.  

    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Romë, Itali, më datë 13.10.2017, e ka dënuar me 8 vjet burgim për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 5 vjet burgim.

    Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark