Insajderi
Lajme

Arrestohet shqiptari me katër identitete, Italia e kishte dënuar me burg

Insajderi
12 March 2026 - 14:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet shqiptari me katër identitete, Italia e kishte dënuar me burg
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tentoi të hynte në Shqipëri duke përdorur disa identitete, me qëllim t’i shmangej identifikimit nga Policia, pasi ishte i dënuar në Itali me mbi 5 vjet burgim për vjedhje me pasoja të rënda dhe për emigracion të paligjshëm, ndalohet 42-vjeçari i kërkuar.

Policia e Durrësit bëri sot me dije (12 mars) se ka identifikuar dhe arrestuar në Portin e qytetit, Martin Dervishin.

“Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, shërbimet e Policisë Kufitare bënë ndalimin, me qëllim ekstradimin në Itali, të shtetasit Armando Valchizan alias Armando Dervishi alias Armando Gheorghe alias Altin Dervishi alias Martin Dervishi, 42 vjeç”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Nga verifikimet rezultoi se Gjykata e Pordenones e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet, 9 muaj e 5 ditë burgim, për veprën penale “vjedhja”, me pasoja të rënda, dhe për emigracion të paligjshëm.

“Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi në Itali”, sqaroi policia vendore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark