×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet shqiptari në Greqi, i vodhi 35 mijë euro fqinjit dhe i groposi në pyll

    Insajderi
    12 June 2023 - 21:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi akuzohet se ka i grabitur fqinjit 35 mijë euro dhe i ka groposur në pyll.

    Mediat greke shkruajnë se i riu shqiptar ka hyrë në shtëpinë e fqinjit, ku ka gjetur një valixhe me para. Më pas ka shkuar në pyll ku i ka groposur ato në mënyrë që të humbisnin gjurmët.

    Një pjesë të parave të vjedhura i ka mbajtur për të blerë makinë me vlerë 7 mijë euro dhe një pjesë e ka shpenzuar duke luajtur bixhoz.

    22-vjeçari shqiptar ra në duart e policisë falë kamerave të sigurimit. Sakaq mësohet se nga shuma 35 mijë euro, i riu ka shpenzuar 9 mijë euro.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark