×
  • Lajme
  • Lajme

    Kontrabandim me migrantë përmes Aeroportit të Prishtinës

    Insajderi
    02 February 2016 - 10:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbrëmë Policia e Kosovës ka arrestuar një mashkull shqiptar pasi që i njëjti në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ka qenë në pritje të disa personave, të cilët ka pasur qëllim t’i dërgojë tek një person tjetër për kontrabandim.

    “[I dyshuari] ka pritur tetë shtetas nga Turqia, me qëllim që të njëjtit më pas t’ia dorëzojë një personi tjetër nga Shqipëria i cili duhet të paguajë të dyshuarit nga 50 euro për një person,” njofton policia.

    Sipas policisë, urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje ndërsa viktimat janë dërguar tek njësiti përkatës policor për të huaj.

    Ndryshe, në 24 orëshin e fundit, Policia e Kosovës ka arrestuar 24 persona prej të cilëve tetë janë në mbajtje.

    Po ashtu, policia njofton se gjatë kësaj periudhe kohore janë shënuar 44 aksidente trafiku, prej të cilave 15 me lëndime.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark