Një baba sirian është arrestuar për tentim vrasje në Gjermani pasi dyshohet se ka hedhur tre fëmijët e tij nga dritarja në qendrën emergjente të akomodimit.
Policia ka pranuar një thirrje emergjente në Lohmar, në perëndim të Gjermanisë nga një person ku sipas të cilit kishte parë fëmijët që binin një nga një nga dritarja e katit të parë në qendrën e azilkërkuesve, raporton Daily Mail.
Kur mjekët arritën ne vendin e ngjarjes, gjetën fëmijë me lëndime serioze dhe u dërguan me helikopter në spitalin më të afërt.
Dy nga fëmijët janë të moshës pesë dhe shtatë vjeçare. Fëmija i tretë, një vjeçar, u kthye tek nëna pasi u trajtua për lëndime të lehta.