Arrestohen vëllezërit pasi sulmuan një person me shufra metalike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen vëllezërit pasi sulmuan një person me shufra metalike

    Insajderi
    13 February 2016 - 12:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy vëllezër nga Komuna e Drenasit janë arrestuar dje nën dyshimin se kanë qëlluar me shufër metalike një person, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

    Si pasojë e sulmit, viktima është detyruar të kërkojë menjëherë ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, njofton Policia e Kosovës

    Që të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

    Gjatë 24 orëve të fundit, policia po ashtu ka njoftuar se janë shënuar 36 aksidente trafiku, ku në nënte prej tyre ka pasur edhe të lënduar./Insajderi

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark