Insajderi
Lajme

Arrestohet zyrtari kryesor i KQZ’së në Prizren

Insajderi
29 January 2026 - 13:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet zyrtari kryesor i KQZ’së në Prizren
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Naser Bytyqi, kryetari i komisionit komunal zgjedhor në Prizren, është ndaluar me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren.

Bytyqi, i cili është zyrtari kryesor i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në komunën e Prizrenit, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Gazeta Insajderi mëson se i njëjti është shoqëruar në stacion, e më pas ndaluar me urdhër të Prokurorisë së Prizrenit.

Ky operacion po udhëhiqet nga kryeprokurori Petrit Kryeziu, ku cak i hetimeve deri më tani kanë qenë më shumë se 100 komisionerë. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark