Arreston 66 persona pas skandalit me mish kali – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Arreston 66 persona pas skandalit me mish kali

    Insajderi
    16 July 2017 - 13:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia policore evropiane, Europol, ka bërë të ditur se ka arrestuar 66 persona, të cilët kanë shitur mishin e kalit, që është konsideruar i papërdorshëm për konsum njerëzor, transmeton Reuters.

    Në kuadër të hetimeve, Europol, ka konfiskuar llogari bankare, prona dhe vetura luksoze, pas një skandali që tronditi vendet evropiane.

    Rezultatet e një testimi që ishte kryer në vitin 2013 në Irlandë, tregonin se disa produkte që shiteshin si mish i lopës, kishin 100 për qind përbërje të mishit të kalit.

    Policia spanjolle kishte filluar hetimin e një grupi i cili dërgoi shumë kuaj të vjetër dhe në gjendje të keqe nga Spanja dhe Portugalia me dokumente të rreme në Belgjikë, ku gjendet një eksportues i madh i mishit të kalit në Bashkimin Evropian.

    Europol, ka thënë se 65 persona janë arrestuar në Spanjë. I dyshuari kryesor, një qytetar holandez, është arrestuar në Belgjikë.

    “Në Spanjë, 65 persona janë arrestuar dhe janë akuzuar për krime si, abuzim me kafshë, falsifikim i dokumenteve, pastrim parash, dhe pjesëmarrës në organizata kriminale”, është thënë në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark