Futbollisti i Kombëtares së Anglisë, Jadon Sancho pritet që të rikthehet në Borussia Dortmund dhe një marrëveshje e tillë tashmë është arritur.
Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se “Djajtë e Kuq” dhe klubi nga Bundesliga kanë arritur marrëveshje për huazimin e futbollistit anglez.
Sancho është duke pritur vetëm për të udhëtuar në Dortmund dhe për t’iu bashkuar klubit në Marbella.
23-vjeçari ka luajtur vetëm tri ndeshje në fillim të këtij edicioni me Manchester Unitedit, para se t’i prishte marrëdhënjet me trajnerin, Erik ten Hag.