Arrihet marrëveshje e re, pritet vazhdimi i evakuimit nga Alepo - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Arrihet marrëveshje e re, pritet vazhdimi i evakuimit nga Alepo

    Insajderi
    17 December 2016 - 11:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një marrëveshje e re është arritur për vazhdimin e evakuimit të ndaluar të civilëve dhe rebelëve nga Alepo lindore, një zyrtar nga rebelët sirian i ka thënë televizionit, Al Arabyia më 17 dhjetor.

    Duke folur nga Alepo, Al Farouk Abu Bakr ka thënë se marrëveshja përfshinë evakuimin edhe nga fshatrat Shiite që kontrollohen nga kryengritësit. Ai ka thënë se do bëhet evakuimi edhe i personave të lënduar nga dy qyteza që mbahen të rrethuara nga forcat pro qeveritare në afërsi të kufirit me Libanin, dhe evakuimin e plotë nga Alepo lindore.

    Agjencia e lajmeve, Reuters gjithashtu e ka cituar një burim qeveritar sirian i cili në kushte anonimiteti ka thënë se është arritur marrëveshje për vazhdimin e evakuimit.

    Mëngjesin e 17 dhjetorit, televizioni shtetëror sirian ka thënë se evakuimi ende është i pezulluar derisa rebelët të lejojnë banorët e dy fshatrave Shiite të largohen për te zonat që kontrollohen nga qeveria.

    Grupi opozitar sirian me seli në Britani, Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut gjithashtu ka thënë se evakuimi i rreth 4 mijë njerëzve nga këto fshatra mund të fillojë sot.

    Evakuimi i Alepos ishte pezulluar dje, një ditë pasi kishte filluar si pasojë e akuzave e kundër akuzave nga palët se kush e ka shkelur armëpushimin. Mijëra janë evakuar para se procesi të ndalej.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark