Arrihet marrëveshje për pagë 12 milionë euro në sezon- Bayerni mposht Barcelonën në garë për yllin e madh - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Arrihet marrëveshje për pagë 12 milionë euro në sezon- Bayerni mposht Barcelonën në garë për yllin e madh

    Insajderi
    20 May 2025 - 20:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bayern Munich ka arritur marrëveshje me mbrojtësin gjerman Jonathan Tah, i cili do t’i bashkohet klubit gjatë afatit kalimtar të verës si lojtar i lirë.

    29-vjeçari do të largohet nga Bayer Leverkusen në fund të sezonit, kur i skadon kontrata, dhe sipas gazetarit të njohur Santi Aouna, marrëveshja me Bayernin është finalizuar.

    Aouna raportoi se Tah fillimisht kishte një marrëveshje me Barcelonën, e arritur që në muajin janar, por ajo ka dështuar për shkak të vështirësive financiare të klubit katalanas.

    Në vend të kësaj, Bayerni ka arritur të sigurojë shërbimet e tij, duke i ofruar një kontratë trevjeçare me opsion zgjatjeje për edhe një vit tjetër.

    Mbrojtësi do të përfitojë 12 milionë euro në vit, dhe pritet të jetë një shtesë e rëndësishme në repartin defensivë të skuadrës gjermane.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark