×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Arrin në mbi 50 mijë numri i të vdekurve nga tërmetet në Turqi

    Insajderi
    21 March 2023 - 09:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Numri i të vdekurve nga tërmetet që goditën Turqinë jugore muajin e kaluar është rritur në 50 mijë e 96 viktima, sipas Agjencisë për enaxhimin e fatkeqësive.

    Po ashtu bëhet e ditur se 107 mijë e 204 persona të tjerë mbetën të lënduar nga tërmetet, shkruan Anadolu.

    Më 6 shkurt, dy tërmete shkatërruese me magnitudë 7,7 dhe 7,6 goditën 11 provinca turke – Adana, Adıyaman, Diyarbakir, Elazig, Hatay, Gaziantep, Kahramanmaras, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa.

    Më shumë se 13,5 milionë njerëz në Turqi janë prekur nga tërmetet shkatërruese, si dhe shumë të tjerë në Sirinë veriore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark