Të martën, që ishte dita nacionale e grumbullimit të ndihmave të viktimave te urisë në Afrikë, janë zotuar 10.1 milionë franga. Ky është një rekord i llojit të vet, që është arritur falë angazhimit vullnetar të të rinjve nëpër rrjetet sociale, shkruan srf.ch.
Aksionin e ka organizuar shoqata e madhe humanitare zvicerane Glückskette.
Po ashtu 500 vullnetarë në katër qendra në gjithë Zvicrën kanë pritur telefonatat me zotime për ndihma. Atyre u është bashkuar edhe presidentja e federatës, Doris Leuthard e cila njëherësh ka bërë edhe linçimin e aksionit. Ajo ka apeluar për solidarizim me njerëzit e kanosur nga uria në Somali, Nigeri dhe Sudan jugor. Nëse tash arrihet të ndihmohet, ka shanse që ndoshta të evitohet më e keqja, vdekja masive nga uria, ka thënë Leuthard.