Insajderi
Insajderi

Arritja e marrëveshjes me Serbinë – Nushi i rikujton VV-së, arrestimet e lëndimet për kundërshtimin e tyre

Insajderi
21 June 2022 - 13:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arritja e marrëveshjes me Serbinë – Nushi i rikujton VV-së, arrestimet e lëndimet për kundërshtimin e tyre
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nol Nushi, sekretar organizativ i Partisë Socialdemorkate (PSD), të martën ka thënë se Lëvizjes Vetëvendosje iu janë dashur nëntë vite që ta nënshkruajë një marrëveshje të njëjtë me Serbinë për energjinë.

Përmes një positmi në Facebook, ai ka shkruar se për këto nëntë vite ka pasur shumë arrestime e lëndime të aktivistëve të LVV-së për ta kundërshtuar një marrëveshje të tillë.

“Pra, nga viti 2013, qenkan dashur 9 vite kohe, qindra arrestime e lendime te aktivisteve, qindra tubime e takime, mijera fjalime populliste, qindra premtime elektorale, qe ne fund te nenshkruhet e njejta marreveshje me Serbine”, ka shhkruar Nushi. “Kjo nuk eshte thjesht hipokrizi, as thjeshte humbje kohe. Kjo eshte mungese guximi politik e mungese njerzilleku”.

Të martën në Bruksel është arritur marrëveshja për energjinë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Përmbajtja e marrëveshjes i jep autorizim kompanisë “Elektrosever”që të shpërndajë faturat e energjisë elektrike te serbët në Veriun e Kosovës. Kjo kompani do të licencohet nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE).


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark