Insajderi
Insporti

Arsenali hap bisedimet për transferimin e yllit të PSG-së

Insajderi
17 August 2025 - 16:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arsenali hap bisedimet për transferimin e yllit të PSG-së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Arsenali ka nisur bisedimet me Paris Saint-Germain për një transferim të mundshëm të sulmuesit koreano-jugor, Kang-in Lee.

Klubi londinez ka vendosur kontakte të drejtpërdrejta për të shprehur interesimin e tyre për 24-vjeçarin, megjithatë prioriteti i tyre është ta transferojnë atë në formë huazimi, jo me marrëveshje të përhershme.

Ideja e Arsenalit është të minimizojë rrezikun financiar dhe njëkohësisht të vlerësojë se si përshtatet Lee me futbollin anglez.

Emri i tij është përmendur disa herë gjatë këtij afati kalimtar veror si objektiv i “Topçinjve”.

Sipas mediave angleze, PSG nuk ka qëndrim të prerë për të ardhmen e lojtarit dhe është e hapur për negociata nëse vjen një ofertë e arsyeshme.

Megjithatë, një huazim i thjeshtë mund të mos përputhet plotësisht me pritshmëritë e klubit francez, gjë që nënkupton se Arsenali mund të detyrohet ta përmirësojë ofertën me një opsion blerjeje apo bonuse të lidhura me paraqitjet e lojtarit.

Edhe pse Kang-in Lee vlerësohet nga trajneri Luis Enrique dhe është ende pjesë e planeve të skuadrës, kuptohet se vetë lojtari është i interesuar të gjejë një klub ku mund të luajë rregullisht.

Qëllimi i tij kryesor është të sigurojë minuta të vazhdueshme si titullar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark