×
  • Sport
  • Sport

    Arsenali nuk dorëzohet për Carvalhon

    Insajderi
    14 March 2016 - 16:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Skuadra e Arsenalit nuk ka hequr dorë nga mesfushori defanziv i Sportingut të Lisbonës, William Carvalho, njofton e përditshmja portugeze ‘A Bola’.

    Sipas medieve portugeze disa vëzhgues të Arsenalit kanë qenë të pranishëm në ndeshjen e kësaj fundjave që Sportingu e zhvilloi në udhëtim ndaj Estorilit.

    Përveç Arsenalit javë më parë edhe skuadra e Paris Saint German-it kishte dërguar vëzhgues që ta ndiqnin nga afër talentin 23-vjeçar.

    Arsenali edhe verën e vitit të kaluar ka qenë e lidhur me një transferim eventual të portugezit, që në Portugali krahasohet me ish-futbollistin francez Patrick Viera. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark