Insajderi
Insporti

Arsenali përgatit goditjen e madhe, Arteta e sheh Viniciusin si yllin rreth të cilit do të ndërtojë skuadrën

Insajderi
03 August 2026 - 13:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arsenali përgatit goditjen e madhe, Arteta e sheh Viniciusin si yllin rreth të cilit do të ndërtojë skuadrën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Arsenali nuk po e fsheh më ambicien e madhe për ta transferuar yllin brazilian të Real Madridit, Vinicius Junior.

Sipas raportimeve nga mediat angleze, trajneri Mikel Arteta e konsideron sulmuesin e “Los Blancos” si objektivin ideal për ta ngritur skuadrën në një tjetër nivel. Tekniku spanjoll dëshiron që projekti i ardhshëm sportiv i “Topçinjve” të ndërtohet rreth brazilianit, raporton “Gazeta Express”.

Interesimi i Arsenalit për Viniciusin është konkret, edhe pse deri më tani klubi londinez nuk ka paraqitur ndonjë ofertë zyrtare në drejtim të Real Madridit.

Skuadra angleze po e monitoron me kujdes situatën kontraktuale të sulmuesit, i cili ende nuk ka arritur marrëveshje me klubin madrilen për rinovimin e kontratës.

Arteta beson se Vinicius është lojtari i duhur për ta udhëhequr repartin ofensiv të Arsenalit dhe për t’i dhënë skuadrës një dimension të ri në sulm.

Me shpejtësinë, aftësinë për driblime dhe ndikimin që ka për t’i vendosur ndeshjet, braziliani shihet si pjesa që i mungon skuadrës së Arsenalit, veçanërisht në krahun e majtë të sulmit.

Megjithatë, një transferim i tillë mbetet jashtëzakonisht i vështirë. Dëshira e Vinicius Junior vazhdon të jetë qëndrimi në “Santiago Bernabeu”, ndërsa drejtuesit e Real Madridit shpresojnë të arrijnë një marrëveshje me të për vazhdimin e kontratës.

Arsenali është i gatshëm të ndërhyjë vetëm në rast se negociatat mes brazilianit dhe klubit madrilen dështojnë. Sipas raportimeve, “Topçinjtë” janë madje të gatshëm t’i ofrojnë Viniciusit kontratën më të madhe në historinë e klubit, në përpjekje për ta bindur të transferohet në Londër.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark