Insajderi
Sport

Arsenali pranë transferimit të Julian Alvarezit, Atletico pranon ofertën

Insajderi
22 July 2026 - 08:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arsenali pranë transferimit të Julian Alvarezit, Atletico pranon ofertën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Atletico Madridi është pranë finalizimit të një marrëveshjeje me Arsenalin për transferimin e sulmuesit Julian Alvarez.

Sipas raportimeve, klubi anglez ka paraqitur një ofertë që përfshin 50 milionë euro, si dhe kartonin e sulmuesit Viktor Gyokeres. Kjo formulë thuhet se i ka bindur drejtuesit e Atletico Madridit, të cilët kanë dhënë pëlqimin për marrëveshjen.

Mediumi spanjoll “El Chiringuito” shkruan se tashmë gjithçka varet nga miratimi i dy futbollistëve, pasi as Alvarez dhe as Gyokeres ende nuk kanë arritur marrëveshje personale me klubet ku pritet të transferohen.

Ndërkohë, Alvarez kishte si dëshirë kalimin te Barcelona. Klubi katalanas kishte ofruar 100 milionë euro për argjentinasin, por Atletico Madridi e hodhi poshtë menjëherë atë propozim.

Sa i përket Gyokeres, ende nuk dihet nëse ai është i gatshëm të largohet nga Arsenali. Sulmuesi suedez ishte një nga figurat kyçe të skuadrës sezonin e kaluar, duke kontribuar në fitimin e titullit të Ligës Premier dhe në rrugëtimin deri në finalen e Ligës së Kampionëve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark