×
  • Lajme
  • Lajme

    Arsimi në grevë, vendosen banka shkollore afër ndërtesës së Qeverisë

    Insajderi
    24 September 2022 - 12:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF ka prezantuar të shtunën instilacionin simbolik “Fëmijët në Shkolla”.

    Aktiviteti i cili po zhvillohet në sheshin “Skënderbeu”, për të simbolizuar të drejtën e fëmijës në arsim.Në këtë aktivitet janë prezantuar edhe të dhëna dhe fakte rreth dëmeve që ndërprerja e mësimit shkakton tek fëmijët.

    Greva e përgjithshme në sektorin publik, përfshirë edhe arsimin, ka nisur më 25 gusht. Më shumë se 300 mijë nxënës në tërë Kosovën kanë mbetur në shtëpi si pasojë e vendimit të mësimdhënësve për të mos e mbajtur procesin mësimor pa plotësimin e kushteve të tyre nga Qeveria. Një prej kushteve është 100 euro shtesë në paga deri në miratimin e Ligjit për Paga.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark