Princi Harry nuk pritet të veshë një uniformë ushtarake në varrimin e gjyshit të tij, Philip pasi u tërhoq nga roli mbretëror.
Duka i Sussex-it humbi rolin si Kapiten i Përgjithshëm i Marinasve Mbretëror, të cilin e mori nga gjyshi, si dhe dy pozicione të tjera ushtarake nderi.
Kjo do të thotë se nuk mund të veshë uniformat zyrtare dhe ka të ngjarë të arrijë në shërbimin e së shtunës i veshur me një kostum si ish-ushtarakët e tjerë ndryshe nga i ati Princi Charles dhe i vëllai, William.
Harry nuk është kthyer në Britani qëkur u largua pak më shumë se një vit më parë. 36-vjeçari thuhet se ka udhëtuar drejt Anglisë, por Meghan Markle është këshilluar të mos udhëtojë. Duka dhe dukesha bënë homazhe për të ndjerin duke shkruar:
“Në kujtim të Lartmadhërisë së Tij Mbretërore, Duka i Edinburgut 1921-2021 Faleminderit për shërbimin tuaj … Do të na mungojë shumë.”