×
  • LifeStyle
  • Green

    Arsyet përse diabetikët duhet të përdorin Vitaminën D

    Insajderi
    03 February 2024 - 17:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në vitin 2019 autoritetet në vend konfirmuan 78 mijë pacientë me sëmundjen e diabetit.

    Sipas të dhënave, çdo vit në vendin tonë diagnostikohen rreth 4,000 raste të reja me diabet.

    Vetëm gjatë vitit 2019, 8.6 për qind e 411 mijë qytetarëve që kanë kryer kontrollin mjekësor bazë, kanë rezultuar me diabet.

    14.5 për qind janë identifikuar si pre-diabetikë, që tregon numrin e lartë të rasteve, përcjell agroweb.

    Shifrat në realitet mund të jenë shumë herë më të lartë, duke qenë se një pjesë e mirë e tyre, për shkak të mungesës së simptomave të dukshme, nuk e dinë që janë të prekur nga kjo sëmundje.

    Llojet e diabetit janë tre, bëhet fjalë për:

    Diabetin e tipit 2
    Diabetin e tipit 1
    Diabetin e shtatzënisë.

    Ajo që të tre llojet e sëmundjeve kanë të përbashkët është niveli i lartë i sheqerit.

    Një nga vitaminat që luan rol kryesor në balancimin e sheqerit në gjak dhe në prodhimin e insulinës është vitamina D.

    Studimet e fundit të publikuara në Vëllimin e Endokrinologjisë dhe Metabolizmit, pohojnë se kjo vitaminë ndihmon me para diabetin.

    Të gjithë pacientët me para diabet nëse marrin këtë suplement arrijnë që të parandalojnë kalimin e sëmundjes në diabet të tipit dy.

    Kërkimet ku bazohet dhe AgroWeb.org, treguan se vitamina D ul edhe inflamacionin duke ndihmuar trupin të jetë i shëndetshëm.

    Vitamina D faktikisht është një pro-hormon, ndaj dhe lidhja me insulinën është goxha e fortë.

    Kjo vitaminë është e vështirë që të merret përmes ushqimeve ndaj dhe këshillohet në formën e kokrrave suplementare.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    25 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark