Gjykata Themelore në Pejë ka hedhur poshtë kërkesën e prokurorit Rasim Maloku për caktim të masës së sigurisë për vilat e sekuestruara në Brezovicë.
Gazeta Insadjeri ka siguruar udhërin e plotë të gjykatës në të cilin thuhet se është hedhë si e pasafatshme kërkesa e Prokurorisë Themelore në Ferizaj për masë të përkohshme për sigurimin e pasurisë së sekuestruar.
Ky urdhër, sipas dokumentit thuhet së është marr pas një gabimi që ka bërë prokurori i rastit Rasim Maloku.
Gjykata Themelore në Pejë gjeti se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Ferizaj për masë të përkohshme për sigurimin e pasurisë së sekuestruar, është e pasafatshme, thuhet në dokument.
Ndonëse ligji, siç i referohet vendimi i gjykatës, parasheh afat prej 60 ditësh për paraqitje të kërkesës në gjykatë, prokurori i rasti Rasim Maloku iu deshën gjashtë muaj për të parashtruar kërkesë të re për masë të sigurisë për pronat e sekuestruara.
“Ligji i cili ka qenë në fuqi në kohën e sekuestrimit të përkohshëm të objekteve të cekur më lartë, ka paraparë ‘brenda gjashtëdhjetë ditëve nga konfiskimi i ndërtesës, pasurisë së paluajtshme, pasurisë së luajtshme, prokurori i shtetit kërkon masë të përkohshme për sigurimin e pasurisë’”, thuhet në arsyetimin e urdhrit të gjykatës.
VENDIMI:
Gazeta Insadjeri gjatë ditës ka kontaktuar prokurorin e rastit, Rasim Maloku i cili tha se do të bëjë ankesë tek Gjykata e Apelit lidhu me këtë vendim.
“Vendimin e Gjykatës nuk e komentojmë. Ne do të dërgojmë ankesë në gjykatën e apelit”, tha ai për Insajderin duke bërë thirrje që të lexohet neni 542 të KPP’së, versioni i ri.
Gjykata Themelore në Pejë në nëntor të 2022, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, kishte lëshuar urdhër për sekuestrim të përkohshëm të 75 vilave në zonën e II-të të Parkut Kombëtar “Sharri”, në Brezovicë.