×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Gjykata liron 75 vilat e sekuestruara në Brezovicë, shkak gabimi i prokurorit Maloku

    Insajderi
    06 July 2023 - 13:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Themelore në Pejë ka urdhëruar lirimin e 75 vilave të konfiskuara nga shteti në Brezovicë.

    Kjo gjykatë ka hedhur poshtë kërkesën e prokurorit të rastit, Rasim Maloku, për caktim të masës së sigurisë për vilat e sekuestruar.

    Këtë për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Pejës, Tringa Zhuti.

    “Gjyqtari i procedurës paraprake e hodhi si të pa afatshme kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj për masë të përkohshme për sigurimin e pasurisë së sekuestruar. Të njëjtat është urdhëruar që të lirohen”, ka njoftuar ajo.

    Shkak për hudhje poshtë të kësaj kërkese ishte gabimi i prokurorit Maloku, i cili dorëzoi kërkesën pas afatit të caktuar nga gjykata.

    75 vila në Brezovicë, Zonën e Dytë të Parkut Kombëtar “Sharri”, ishin konfiskuar në nëntor të vitit të kaluar me urdhër të Gjykatës në Pejë.

    Prokuroria kishte pritur rreth gjashtë muaj për të parashtruar kërkesën për masë të sigurisë për pronat e sekuestruara, ndonëse ligji parasheh afat prej 60 ditësh për të njëjtën. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark