Analisti politik, Sadri Ramabaja ka reaguar pasi ofendoi ish-kryenegociatoren e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Ramabaja shkroi se në debatin ndaj Tahirit pati një lapsus gjuhësor.
Ai poashtu i kërkoi falje znj. Tahiri për ofendimin që ia kishte bërë.
“Gjatë debatit sonte në PRESSING kisha një llapsus gjuhësor, në vend të fjalës SENIL, e kam përdorë shprehjen STERIL. I kërkoj publikisht falje z. E.Tahiri” – shkroi Ramabaja.
(Kuptimi i fjalës senil: shfaqja e aftësive të dobëta mendore për shkak të pleqërisë)
Ndryshe, derisa Edita Tahiri fliste për të kaluarën e dialogut dhe i jepte sugjerime Qeverisë së Kosovës se si duhet të vepronte, ndodhi eskalim i analistit Sadri Ramabajës.
“Kjo duket si gjyshe me këto këshilla. Ti jap nipave e mbesave këto këshilla e jo neve. Nuk ka nevojë që të marrim këshilla prej pleqve steril” – iu drejtua Ramabaja Tahirit.