×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Kjo duket si gjyshe”, “Prej pleqve steril”, Sadri Ramabaja ofendon rëndë Edita Tahirin

    Insajderi
    27 December 2022 - 22:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Derisa ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri fliste për të kaluarën e dialogut dhe i jepte sugjerime Qeverisë së Kosovës se si duhet të vepronte, ka ndodhur një eskalim i analistit Sadri Ramabajës.

    Duket se këtij të fundit nuk i pëlqyen këshillat e Tahirit, të cilën edhe e ofendoi.

    Kjo duket si gjyshe me këto këshilla. Ti jap nipave e mbesave këto këshilla e jo neve. Nuk ka nevojë që të marrim këshilla prej pleqve steril” – tha Ramabaja.

    Derisa, pas kësaj deklarate, udhëheqësi i emisionit Leonard Kërquki, i tha Ramabajës se duhet të kërkojë falje për këtë deklaratë.

    “Rambajë, duhet të kërkosh falje. Ju vetë keni dalë nga emisioni kur jeni ofendu” – i tha Kërquki.

    Ramabaja refuzoi të kërkonte falje.

    Ndryshe, Tahiri tha se sovraniteti që është arritur në kohën sa ishte kryenegociatore “tash nuk është”, mirëpo sipas saj, sovraniteti prapë mund të kthehet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark