Artane Rizvanolli: Investimet në sektorin e energjisë kërkojnë fonde e kohë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Artane Rizvanolli: Investimet në sektorin e energjisë kërkojnë fonde e kohë

    Insajderi
    06 July 2021 - 10:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se një tranzicion i drejtë dhe i mbështetur nga të gjithë aketerët është çelësi për ta bërë një tranzicion të përballueshëm për qeverinë, qytetarët dhe vet ekonominë e Kosovës.

    Rizvanolli tha se sfidat e sektorit energjetik në Kosovë janë te shumta, teksa numëroi disa nga to.

    “Investimet në këtë sektorë jo vetëm që kërkojnë fonde e kohë, por duhet të jenë mirë të planifikuara… Një tranzicion i drejtë dhe i mbështetur nga të gjithë aketerët është çelësi për ta bërë një tranzicion të përballueshëm për qeverinë, qytetarët dhe vet ekonominë e Kosovës”.

    “Prandaj, për zhvillimin e një politike të qëndrueshme energjetike në vendin tonë, është qenësore që të identifikojmë skenarët e duhur për një tranzicion energjetik dhe analiza e tyre kritike duke u bazuar në përputhshmërinë, sigurinë dhe qëndrueshmërinë e furnizimit me energji si dhe qëndrueshmërinë dhe përballueshmërinë financiare”, tha ajo.

    Punëtoria “Tranzicioni i drejtë energjetik në Kosovë” për sektorin e energjisë dhe koordinimin e donatorëve në Kosovë ka për qëllim informimin e vendimeve teknike dhe politike që do të merren gjatë procesit të finalizimit të Strategjisë Kombëtare të Energjisë.

    Lexo edhe:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark