
Një artikull i publikuar në mediat e Kosovës për anglishten e dobët të kryeministrit të Albin Kurti ka nervozuar zyrtarët e Vetëvendosjes, të njëjtit kanë nisur ofendimet karshi mediave gjegjëse.
Fillimisht ka qenë zëdhënësi i partisë, Arlind Manxhuka i cili në llogarinë e tij ka shpërndarë artikullin e Gazetës Express e Insajderi me mbishkrimin “Nuk ke cfarë thua më shumë: mjerim i gazetarisë”, pas tij ka reguar edhe ish-kandidati për deputet i Vetëvendosjes, Edi Pruthi i cili ka përdorur një gjuhë ofenduese karshi mediave.
Pruthi ka shpërndarë shkrimin e Manxhukës dhe pastaj i ka vënë mbishkrimin fyes.
“Rrofshi PLANS-Media, sepse sa më shumë na shani, aq më shumë e ngrisni përkrahjen e Lëvizjes nga sovrani. Po duket që nuk do të ndaleni pa e pa në 82 deputetë listën e ardhshme të referendumit plebishitar”, ka shkruar ai.
Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një intervistë në gjuhën angleze për “Al Jazeera”-n. Në këtë intervistë vërehen qartazi gabimet elementare shqiptimore e morfologjike të Kurtit, ndonëse idiolekti i tij në anglishte nuk karakterizohet me fjalë a shprehje të ndërlikuara fonetike e as me leksik të pasur.