Ardhja e Goran Bregoviq ka ngjallur reagime të shumta, por pavarësisht kësaj ftesa e tij nuk është anuluar.
Por, ka nga ata qe nuk pajtohen me mos ardhjen e tij në Shqipëri.
Njëri ndër ta është edhe artisti Shemi nga grupi “Ilirët” i cili sonte në emisionin “Debat plus”, tha se Goran Bregoviq duhej të ftohej nga Kosova për të kënduar.
“Kosova është dashur ta thërret. Është dashur me e thirr në qendër të Prishtinës me kendu, e jo atje në Korçë. Goran Bregoviqi nuk ka të bëjë me politikë, ska qenë kurrë politikan”, ishte deklarata e artistit nga grupi “Ilirët”.
Ndërsa, ditën e sotme një deklaratë pro ardhjes së Bregoviq e dha edhe regjisori, Pëllumb Kika, i cili tha se nuk rri dot pa marrë pjesë në performancen që ai do të realizojë.
Kujtojmë se Bashkia e Korçës në deklaratën e saj ka thënë se kontratat tashmë janë mbyllur dhe se nuk mund të anulohet ftesa e tij, dhe se kjo nuk ka pse të bëhet çështje politike.