Këngëtari nga Kosova, Freskim Rama, i njohur për publikun si Kimi, është emër që po zhvillon karrierë jashtë trojeve shqiptare.
Ai jeton dhe vepron në Amerikë, ku edhe ka realizuar disa projekte muzikore për tregun ndërkombëtar.
Kimi kishte rastin ta takonte nga afër këngëtaren me famë botërore, Rihanna, me të cilën edhe u fotografua.
Ai e takoi Rihannën në Nju Jork, ndërsa fotografinë që e realizoi krah saj e postoi në rrjete sociale.
“Shumë i lumtur që të shoh, të dua vajzë”, ka shkruar ai sipër fotografisë me yllin e muzikës pop.