Insajderi
Sport

Artur Hyseni nga Ferizaj përzgjidhet në Kombëtaren e Kosovës U13

Insajderi
15 March 2026 - 17:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Artur Hyseni nga Ferizaj përzgjidhet në Kombëtaren e Kosovës U13
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ferizaj ka marrë një lajm shumë të mirë për sportin dhe të rinjtë e qytetit. Futbollisti i ri Artur Hyseni është përzgjedhur pjesë e Kombëtares së Kosovës U13, duke u bërë kështu i vetmi lojtar nga Rajoni 05 që do të përfaqësojë Kosovën në këtë grupmoshë.

Kjo përzgjedhje vjen si rezultat i talentit, punës dhe disiplinës së vazhdueshme që Arturi ka treguar në rrugëtimin e tij në futboll. Ai po konsiderohet si një prej talenteve të reja që po premton shumë për të ardhmen e futbollit kosovar.

Arturi vjen nga një familje intelektuale dhe atdhetare, ku edukata, përkushtimi dhe vlerat janë pjesë e rëndësishme e rritjes së tij. Ky sukses shihet si fryt i mbështetjes së familjes, i përkushtimit personal të Arturit dhe i punës së klubit ku ai po zhvillon talentin e tij.

Përzgjedhja e tij në Kombëtaren e Kosovës U13 është një moment krenarie për Ferizajn dhe për gjithë Rajonin 05, ndërsa pritet që Artur Hyseni ta përfaqësojë me nder Kosovën në vazhdim të rrugëtimit të tij sportiv. ⚽🇽🇰


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark