Insajderi
Lajme

As Nisma s’ka votë për Glauk Konjufcën

Insajderi
19 November 2025 - 11:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
As Nisma s’ka votë për Glauk Konjufcën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Arbëresha Krasniqi nga Nisma Socialdemokrate ka konfirmuar sot se partia e saj nuk do të marrë pjesë në seancën e Kuvendit për buxhetin, e cila pritet të nisë në orën 11:00, duke e cilësuar atë si “seancë jashtëligjore”.

Ajo ka theksuar se Nisma nuk do të japë votë as për kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Krasniqi tha se për muaj të tërë, Nisma dhe lideri i saj Fatmir Limaj kanë vepruar në mënyrë konstruktive për t’i dhënë vendit stabilitet dhe mundësi për zgjidhje politike, mirëpo sipas saj, një gjë e tillë nuk ka qenë e mundur për shkak të mungesës së vullnetit nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti.

“Për këto 10 muaj, Nisma dhe Fatmir Limaj kanë qenë konstruktivë për t’i dhënë Kosovës mundësi dhe për të bërë më të mirën për qytetarët, por kjo nuk ka ndodhur. Si rezultat i pagadishmërisë së LVV-së dhe Kurtit, nuk është arritur një gjë e tillë. Nisma nuk merr pjesë në seancën në orën 11:00, është seancë jashtëligjore. Nisma nuk ka votë për këtë pjesë”, deklaroi Krasniqi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark