Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Podujevës ka publikuar listën e përfitueseve të subvencioneve në Sport për vitin 2022.
Komuna e Podujevës ka njoftuar se 22 klube kanë marrë mbështetje financiare. Por pavarsisht se më LDK nuk zotëron pushtetin në këtë komunë, në mesin e përfituesve është edhe djali i ish-kryetarit të Podujevës, Agim Veliu, shkruan Insajderi.
Tashmë me Vetëvendosjen në pushtet, klubi “FC Dardanet” është rënditur në listë i 20-ti.
Djali i Agim Veliu, Shkumbin Veliu është drejtor i Klubit “FC Dardanet”.
Kjo nuk është hera e parë që i biri i Veliut është përfitues i subvencioneve nga komuna.
Edhe gjatë vitit 2020, Shkumbin Veliu u përfshi në listën e përfituesve për klube sportive, shkruan Gazeta Insajderi.
Lidhur me ndarjen e subvencioneve pati reagime të ashpëra edhe nga organizatat joqeveritare.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka fituar zgjedhjet në këtë komunë në vitin 2020.
Zgjedhjet në Podujevë u mbajtën pas dorëheqjes së Agim Veliut nga posti i kryetarit të komunës në shkurt të 2020, pasi u emërua ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë Kurti.
Kujtojmë se Agim Veliu në muajin mars të 2020-ës u shkarkua nga posti i Ministrit të Brendshëm, nga kryeministri Kurti. Veliu kishte thënë para gazetarëve se vendimi i Kurtit ‘nuk i ka lënë shenjë’.
“Nuk më ka bo kurrfarë përshtypje ai farë vendimi. Nuk ma ka lënë naj farë sheje”, kishte thënë Veliu./Insajderi.org