×
  • Lajme
  • Sport
  • Euro 2024

    “AS” shkruan për Arbër Hoxhën, sulmuesi shqiptar zbulon se fans i kujt është  

    Insajderi
    21 June 2024 - 19:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta spanjolle, “AS” ka shkruar sot për sulmuesin anësor të Shqipërisë dhe Dinamo Zagrebit, Arbër Hoxhën.

    Hoxha nuk është i panjohur për shtypin spanjoll, pasi gjatë muajit shkurt i shkaktoi probleme të mëdha mbrojtjes së Real Betisit.

    Madje kështu e nis artikullin mediumi spanjoll, duke thënë që asistimi i tij e eliminoi Betisin nga Liga e Konferencës.

    Arbër Hoxha po ashtu foli sot në konferencë për shtyp nga Qendra Stërvitore e kombëtares së Shqipërisë.

    Në këtë konferencë ai zbuloi edhe ekipin e tij të preferuar, i cili është Real Madridi.

    Hoxha, 25-vjeçar, po ashtu tregoi edhe lojtarët e tij të preferuar nga kombëtarja spanjolle.

    “Në kombëtaren spanjolle ka shumë lojtarë të mirë, por mua më së shumti më pëlqejnë Rodri dhe Nico Ëilliams”, tha ai.

    Hoxha deri më tani ka luajtur pak mbi 30 minuta me fanellën e Shqipërisë në “EURO 2024”, derisa “AS” bën me dije se shumë klube europiane po mbajnë sytë kah sulmuesi anësor

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark