As VV e as LDK në Kuvend – çka po ndodhë? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    As VV e as LDK në Kuvend – çka po ndodhë?

    Insajderi
    15 April 2025 - 10:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në prag të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, vëmendje ka marrë mungesa e dy partive kryesore në sallë: Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan Insajderi.

    Derisa përfaqësuesit e partive tjera politike, përfshirë PDK-në dhe AAK, tashmë janë parë duke hyrë në Kuvend, prezenca e VV-së dhe LDK-së mungon.

    Kjo ka ngritur pikëpyetje mbi zhvillimet e pritshme në seancë, sidomos në lidhje me votimin për kryeparlamentarin dhe formimin e institucioneve të reja.

    Seanca parashihej të fillonte nga ora 10:00.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark