×
  • Lajme
  • Insajderi

    Asambleja komunale e Gjilanit drejt zgjedhjeve? – Opozita fajëson kryetarin Hyseni për mosbashkëpunim

    Insajderi
    23 November 2022 - 11:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kuvendi Komunal i Gjilani është mbrapa me pesë seanca, kjo për shkak të mungesës së kuorumit. Partitë opozitare në komunën që drejtohet nga Alban Hyseni i Vetëvendosjes, e akuzojnë atë për mungesë përvoje dhe asnjë iniciative për bashkëpunim. Në deklarat për Gazetën Insajderi, opozitarët thonë se kanë mbetur me punë në muajin e gjashtë kalendarik

    Pas raportimeve të shkarkimit të shefes së kabinetit në komunën e Gjilanit, Arbenita Haziri nga kryetari i kësaj komune, Alban Hyseni asambleja komunale duket se po përballet me një problem tjetër.

    Insajderi mëson se seancat e kuvendit nuk po mbahen prej kohësh atje.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar me asamblistin nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Gentrit Murseli dhe i njëjti tha se kuvendi është në krizë për shkak të mungesës së përvojës nga partia në pushtet.

    Murseli shtoi se sipas tij pushteti nuk po bashkëpunon me partitë opozitare.

    “Kuvendi është ne krize për shkak të paaftësisë edhe mungesës se përvojës. Pushteti nuk ka as iniciativë për bashkëpunim me subjektet opozitare”, tha Murseli për Insajderin.

    Edhe asamblisti nga Partia Demokratike e Kosovës, Bujar Nevzati pohoi se ka disa herë që seancat nuk janë mbajtur për shkak të mungesës së kuorumit.

    “Jemi duke bisedu që me vazhdu me seanca shpejtë, pasi seancat nuk janë mbajt se s`ka korum”, tha ai për Insajderin.

    Si situatë të rëndë në Kuvendin komunal të Gjilanit, e përshkroi edhe asamblisti nga Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës, Nazmi Gagica.

    Ai tha se Kuvendi tash është me 5 seanca prapa dhe me dështimin e seancave nuk po përmirësohet asgjë për qytetarët e zhgënjyer të kësaj komune.

    “Është një gjendje e rënd në kuvendin komunal për shkak të mungesës së numrave, për shkak të krijimit të shumicës artificiale nga pozita, grupimi i tyre ka ndodh për shkak të interesave individuale ose grupore por po sjellin probleme në mbarëvajtjen e mbajtjes së seancave të kuvendit”.

    “Dhe tash në muajin e 6-të kemi mbet me seanca, kryetari ka pas të raportoj për 6 mujorin, jemi në 9 mujorshin, ai synon të raportoj për 6 mujorshin. Jemi në seancën e 6-të, 5 seanca mbrapa në kohë. Duke dështuar seancat qytetarët e zhgënjyer të Gjilanit nuk po përfitojnë asgjë”, tha Gagica për Insajderin.

    Insajderi ka tentuar të kontaktojë me kryetarin e komunës, Alban Hyseni edhe me kryesuesin e Kuvendit, Arianit Sadiku, por asnjëri nga ta nuk ishin të qasshëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark