×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    Asambleja Parlamentare e NATO-s në Prishtinë sinjal për Serbinë?

    Insajderi
    09 October 2022 - 16:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në sfondin i luftës Ukrainë -Rusi dhe parashikimeve për rrezikun e një agresioni eventual të Serbisë mbi territorin e Republikës së Kosovës, Asambleja Parlamentare e NATO-s, po mban punimet e saj në Prishtinë.

    Asambleja Parlamentare e NATO-s në Prishtinë sinjal për Serbinë?

    Lidhur me atë se a mund të cilësohet kjo ngjarje si një sinjal i NATO-s dërguar Serbisë, se Kosova është kuadër i aleancës veri- atlantike dhe se çdo agresion i mundshëm i Serbisë mbi Kosovën do të merr përgjigje nga NATO, në një prononcim për Gazetën Insajderi ka folur njohësi i çështjeve politike, Shkëlzen Maliqi.

    Ai tha se Kosova nuk është zgjedhur rastësisht të jetë nikoqire e kësaj asambleje.

    Është e qartë, ata nuk e kanë zgjedhë rastësisht Kosovën. Misioni i Brukselit është që të forcohet prezenca e NATO-së edhe formalisht, jo vetëm që NATO të jetë në Kosovë por edhe Kosova të jetë në NATO – kjo e shton presionin e bën Serbinë të vetmuar, ajo është e vetmuar nga të gjitha anët” – tha Maliqi.

    Tutje, Maliqi theksoi se: “Kosova ka me qenë në NATO, kjo dihet qartë dhe po e pranon edhe vet Beogradi“.

    Derisa, lidhur me mbarëvajtjen dhe peshën e kësaj ngjarjeje për Kosovën, për Insajderin është prononcuar edhe kryesuesi i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Driton Hyseni.

    Hyseni tha se kjo konferencë e konfirmon mbështetjen e vendeve anëtare për rrugëtimin e qartë të Kosovës drejt të qenurit anëtare e NATO-s.

    “Kosova po e tregon seriozitetin dhe përkushtimin në procesin e integrimit në strukturat veri atlantike, andaj edhe kjo konferencë e organizuar në Prishtinë, e konfirmon mbështetjen e vendeve anëtare për rrugëtimin e qartë të Kosovës drejt të qenurit anëtare e NATO-s” – tha ai.

    Ai tutje theksoi se siguria e rajonit, por në veçanti e Kosovës u shtjellua dje gjatë sesioneve.

    “E rëndësishme të fokusohet vëmendja e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në sigurinë e rajonit por edhe në veçanti e Kosovës, gjë e cila dje u shtjellua gjatë sesioneve” – tha Hyseni për Insajderin.

    Disa nga temat që do të diskutohen në këtë seminar janë: Mbështetja e NATO-s për paqen dhe stabilitetin në Kosovë; Reforma e sektorit të sigurisë në Kosovë; Hapat e ardhshëm për rajonin në procesin e integrimit në BE; Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor; Forcimi i shtetit ligjor dhe luftimi i korrupsionit, etj.

    Ndryshe, mbi 100 pjesëmarrës nga parlamentet e vendeve anëtare e partnerë të NATO-s dhe ekspertë të shumtë ndërkombëtar do të marrin pjesë.

    Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark