Insajderi
Lajme

Asamblisti i LDK’së në Vushtrri jep dorëheqje pasi humbi vendin e punës si mësimdhënës

Insajderi
12 January 2026 - 11:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Asamblisti i LDK’së në Vushtrri jep dorëheqje pasi humbi vendin e punës si mësimdhënës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ramadan Parduzi, asamblist në Komunën e Vushtrrisë, ka dhënë dorëheqja nga pozita e anëtarit të kuvendit komunal pas humbjes së vendit të punës si mësimdhënës.

Parduzi përmes një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se humbja e vendit të punës si mësimdhënës në Shkollën e Mesme të Ulët 1 “pa sqarim dhe pa bazë ligjore” e detyroi ta merrte këtë vendim.

“Sot kam dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit të Kuvendit Komunal në Vushtrri, si pasojë e një qasjeje të padrejtë dhe jo transparente nga institucionet komunale dhe ato qendrore. Në asnjë moment nuk jam njoftuar paraprakisht se duhej të zgjidhja mes ushtrimit të mandatit si anëtar i Kuvendit Komunal dhe vazhdimit të punës sime si mësimdhënës”, ka thënë ai.

“Mosruajtja e vendit tim të punës në Shkollën e Mesme të Ulët 1 (SHMU1), pa sqarim dhe pa bazë të qartë ligjore, më vuri përballë një fakti të kryer dhe më detyroi të marrë këtë vendim të vështirë. Kjo situatë dëshmon mungesë koordinimi, përgjegjësie dhe respekti institucional ndaj individëve që shërbejnë me ndershmëri si në arsim ashtu edhe në përfaqësim publik”, vijon reagimi i tij. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark