Asdren Mekaj fiton betejën, shpallet i pafajshëm – e konfirmon avokati Besnik Berisha - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Asdren Mekaj fiton betejën, shpallet i pafajshëm – e konfirmon avokati Besnik Berisha

    Insajderi
    16 December 2024 - 09:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Gjykatën Themelore në Prizren sot është shpallur aktgjykimi në rastin e Asdren Mekajt, i akuzuar nga Prokuroria Speciale për detyrim.

    Gjykata ka nxjerrë aktgjykim lirues, duke e shpallur të pafajshëm Mekajn.

    Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali avokati i Mekajt, Besnik Berisha.

    Avokati Berisha u shpreh se ka triumfuar drejtësia në këtë rast, që siç tha ai u ndërtua mbi shpifje dhe trillime të pabaza.

    Edhe në seancat për këtë rast, por edhe sot, Berisha e përsëriti se akuzat ndaj Mekajt kanë qenë të pavërteta dhe të mbështetura në trillime me qëllim përfitimin material.

    “Sot, Gjykata Themelore në Prizren shpalli të lirë nga çdo akuzë klientin tim, avokatin Asdren Mekaj. Pas një procesi të gjatë dhe të mundimshëm, i cili u ndërtua mbi shpifje dhe trillime të pabaza, e vërteta më në fund doli në shesh dhe drejtësia triumfoi.

    Ky vendim konfirmon atë që ne kemi thënë gjatë gjithë kohës: akuzat ndaj Asdrenit ishin krejtësisht të pavërteta dhe të mbështetura në trillime më qëllim përfitimi material.

    Megjithatë, Asdreni e përballoi këtë sfidë me qetësi dhe dinjitet, duke besuar në fuqinë e së drejtës dhe në ndershmërinë e sistemit të drejtësisë, pjesë e të cilit është edhe nëna e tij.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark