Asetet e Fondeve Pensionale kapin vlerën e 2.6 miliardë eurove - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Asetet e Fondeve Pensionale kapin vlerën e 2.6 miliardë eurove

    Insajderi
    28 August 2023 - 10:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asetet e Fondeve Pensionale në Kosovë kanë arritur vlerën e 2.6 miliardë eurove.

    Sipas statistikave të Bankës Qendrore të Kosovës për muajin korrik,  kjo shifër përfaqëson rritje prej 66.4 milionë euro krahasuar me muajin qershor.

    “Struktura e aseteve të sektorit pensional dominohet nga letrat me vlerë të kapitalit që përbejnë 76.4% të gjithsej aseteve. Vlera e tyre në korrik 2023 ka arritur në 1.99miliardë euro, duke shënuar rritje prej 225.4 milionë euro krahasuar me muajin paraprak”.

    “Kjo rritje kryesisht i atribuohet rritjes së investimeve jashtë vendit, por njëkohësisht është vërejtur se ka pasur rritje të përformancës së letrave me vlerë ekzistuese të cilat janë investuara me herët”, bën të ditur BQK-ja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark