Asgjësimi i bombës nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen mbi 50 mijë banorë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Asgjësimi i bombës nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen mbi 50 mijë banorë

    Insajderi
    25 December 2016 - 12:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më shumë se 50 mijë banorë nga qyteti jugor gjerman Augsburg janë duke u evakuuar nga shtëpitë e tyre për shkak të një operacioni për ta asgjësuar një bombë të Luftës së Dytë Botërore.

    Ky është evakuimi më i madh i vendit për një bombë të pashpërthyer që nga përfundimi i luftës, shkruan BBC, raporton Insajderi.

    Bomba britanike 1.8 tonësh mendohet të ketë ardhur nga një bastisje ajrore në vitin 1944, i cili shkatërroi qytetin e vjetër.

    Policia gjermane ka bërë të ditur se nuk e di se sa kohë do të marrë asgjësimi i saj.

    Autoritetet gjermane i kanë siguruar strehim banorëve të asaj pjese, nëpër shkolla dhe salla sportive, në mënyrë që me rastin e festës së Krishtlindjes, të kenë mundësi të qëndrojnë pranë të afërmve të tyre./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark