×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ashton: Thaçi ishte kundër që Asociacioni të ishte shtresë e re e qeverisjes, pranonte një formë delegimi lokal të autoritetit

    Insajderi
    15 February 2023 - 10:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në librin e saj të fundit “Dhe çfarë pastaj – Tregime  nga brenda të diplomacisë së shekullit 21”, Cathorine Ashton, ish-kryediplomatja evropiane, ka dhënë hollësi nga brenda takimet në dialogun Kosovë-Serbi, shkruan Insajderi.

    Ashton shpjegon se si kanë nisur bisedimet rreth Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, përçka thotë se ish-Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ishte kundër një niveli të posaçëm të qeverisjes për serbët, dhe se një gjë e tillë si “Republika Srpska” ose që do të kërcënonte fuqinë e shtetit, nuk do të ishte e pranueshme.

    “Ivica Daçiq shpjegoi se donte të shihte fundin e strukturave paralele, por popullata lokale serbe kishte nevojë për një sistem drejtësie të cilit do t’i besonin. Thaçi na e bëri të qartë se nuk mund të mbështeste një shtresë të re qeverisëse për veriun e Kosovës, e cila do të mund të sillte të gjitha problemet me të cilat përballet Bosnje-Hercegovina me Republika Srpska-n, por ai nuk ishte kundër një forme delegimi të autoritetit lokal”, shkruan Catherine Ashton, përcjell Insajderi.

    Ashton rikujton se si erdhi deri te marrëveshja. “Pas një kohe, Thaçi dhe Daçiq ishin afër një marrëveshje. Ata do të provonin të punonin se si t’u jepej [serbëve të Kosovës] identitet dhe qëllim pa kërcënuar rolin e Qeverisë së Kosovës dhe pa nevojën e atyre që ta njohin Kosovës si komb më vete”, ka shkruar ajo./Inasjderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark