×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    ASK: Javën e kaluar është shënuar rënie e çmimeve për artikujt bazë

    Insajderi
    13 March 2023 - 10:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar raportin javorë të çmimeve të artikujve bazë, ku është vërejtur një rënie e lehtë e çmimeve.

    Derisa para një jave 30 copë vezë kushtonin 4.39 tani ato kushtojnë 4.31 euro; makaronat kushtonin 1.02 euro tani 500 gramë kushtojnë 0.97 euro; ajka kushtonte 1.63 euro tani ka çmim 1.55 euro; detergjenti për enë para një jave ka kushtuar 2.31 euro tani kushton 2.23 euro.

    Ndërsa, çmimi i artikujve tjerë bazë, nuk ka pësuar ndonjë ndryshim ani pse muajin e fundit ka një rënie të ndjeshme të çmimeve të karburanteve.

    Shikojeni tabelën e publikuar nga ASK:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark