Insajderi
Lajme

ASK-ja publikon edhe numrin e mërgimtarëve të regjistruar deri tash, procesi vazhdon deri në fund të gushtit

Insajderi
12 July 2024 - 12:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
ASK-ja publikon edhe numrin e mërgimtarëve të regjistruar deri tash, procesi vazhdon deri në fund të gushtit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka treguar edhe numrin e mërgimtarëve që janë regjistruar deri tash.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të ASK’së, Avni Kastrati, tha se janë regjistruar rreth 600 mijë mërgimtarë.

“Të dhënat preliminare nga diaspora janë rreth 600 mijë deri më tani janë regjistruar. Sigurisht ka kohë edhe pak”, tha Kastrati.

Regjistrimi i diasporës do të vazhdojë deri në fund të muajit gusht.

Ndryshe, numri i popullsisë rezidente në Kosovë, sipas rezultateve të ASK’së, është 1 milion e 586 mijë e 659 banorë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark