Insajderi
Show

Askush nuk e priste-Ja çfarë pune është duke bërë Luana Vjollca

Insajderi
29 November 2025 - 18:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Askush nuk e priste-Ja çfarë pune është duke  bërë Luana Vjollca
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Moderatorja Luana Vjollca ka ndezur kuriozitetin e ndjekësve me disa story të publikuara nga Berati, ku shihet në një set xhirimi profesional, mes kamerave, makinave të produksionit dhe ekipit teknik.

Edhe pse Luana nuk ka zbuluar asnjë detaj zyrtar mbi projektin, titullin apo rolin e saj, një element bie menjëherë në sy: bashkëpunimi i saj me Olsi Bylykyn. Në një prej videove të tij të ndara sot, Olsi publikon momentet nga “Day 16” i xhirimeve të filmit të tij të ri, ku duket i përqendruar para kamerës dhe në të njëjtën ditë Luana ndan pamje nga i njëjti set.

Kjo përforcon dyshimet se Luana është pjesë e filmit të ri të Olsi Bylykut, një bashkëpunim që askush nuk e priste dhe që ka trazuar rrjetin vetëm me disa pamje të shkëputura.

Ajo mjaftohet vetëm me mbishkrimet “Deri ne fund dëgjojeni” dhe “Nisim.”, duke lënë të kuptohet se projekti është në fazë intensive pune, por duke mos zbuluar asnjë detaj më shumë.

Me sa duket, Luana po përgatitet për një rikthim surprizë, këtë herë jo në skenë, por në ekranin e madh.

Ndjekësit mezi po presin të zbulojnë më shumë mbi rolin e saj dhe projektin që pritet të bëjë bujë sapo të publikohet.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark