Insajderi
Insporti

Askush si “makineria” Haaland: 61 gola në 60 ndeshje në Champions

Insajderi
15 October 2026 - 15:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Askush si “makineria” Haaland: 61 gola në 60 ndeshje në Champions
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Erling Haaland është një makineri e vërtetë e golit. Sulmuesi norvegjez po vazhdon ta shkruajë historinë e Ligës së Kampionëve.

Me dy golat e shënuar në ndeshjen ndaj Paris Saint-Germainit, të cilën Manchester City e humbi me rezultat 2-4 në “Etihad”, ish-futbollisti i Salzburgut e Borussia Dortmundit ka arritur në kuotën e 61 golave në vetëm 60 paraqitje në garën më prestigjioze evropiane për klube.

Një arritje e jashtëzakonshme, që e vendos Haalandin përpara edhe Lionel Messit, shkruan “Tuttomercatoweb”, përcjell “Gazeta Express”.

Legjendës argjentinase i ishin dashur 80 ndeshje për ta arritur shifrën e 60 golave në Champions League, ndërsa sulmuesi i Manchester Cityt e ka realizuar këtë në vetëm 60 takime.

Haaland e ka vendosur këtë rekord edhe në një moshë pak më të re se Messi.

Norvegjezi e arriti këtë shifër në moshën 26-vjeçare, 85 ditë, ndërsa argjentinasi e kishte arritur në moshën 26-vjeçare, 86 ditë.

Pra, Haaland ishte një ditë më i ri se Messi kur e arriti këtë shifër historike.

Këto statistika e dëshmojnë edhe një herë aftësinë e jashtëzakonshme të sulmuesit norvegjez para portës dhe ndikimin e tij në futbollin evropian.

Pavarësisht humbjes së Manchester Cityt ndaj PSG-së, Haaland vazhdon ta konfirmojë se është njëri prej golashënuesve më të frikshëm të futbollit modern, duke thyer rekorde që deri vonë dukeshin pothuajse të paarritshme. /Express


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark